Vendimi i Bujar Osmanit për gjenocidin në Srebrenicë, Daçiq: Politikë antiserbe

Lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, se vendi do të jetë një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se “Ky është cinizmi që ekziston në zonat tona, se është e rëndësishme të bëhet një politikë antiserbe..."

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do të jetë një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e vlerësoi si “paturpësi” dhe e pyeti nëse donte të dorëzonte një Rezolutë për gjenocidin e serbëve në Jasenovac, së bashku me Serbinë.

“Ky është cinizmi që ekziston në zonat tona, se është e rëndësishme të bëhet një politikë antiserbe dhe mbi të gjitha, ata na ftojnë të marrim pjesë në të. A duhet të jemi në anën e nazistëve që të respektohemi”, tha Daçiq në TV B92.

Vendimin e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut e ka komentuar edhe ish-shefi i BIA-s dhe ish-ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

“Maqedonasit veriorë e dinë se vota e tyre nuk do të thotë asgjë, as për emrin apo gjuhën e tyre, ata duhet të kishin abstenuar, nëse nuk mund ta mbështesin Serbinë”, tha Vulin.

Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoninë e Veriut, ka vazhduar linjën e reagimeve nga Beogradi.

“Fakti që Aliu, Bujari, Talati… punojnë kundër serbëve, të kundërtën nga vullneti i maqedonasve, është shkatërrues për shtetin”, thuhet në reagimin e Stoilkoviqit.

Maqedonia e Veriut është kosponsor, së bashku me Gjermaninë, SHBA-në dhe vende të tjera, të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika