Vendimi i GjND-së për Pavarësinë, Kurti: I dha vulë përfundimtare asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë

"Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë - Gjykata më e lartë e OKB-së - vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare"

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka kujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësitë më 22 korrik të vitit 2010, ku u vendos që shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kështu, sipas Kurit, GjND-ja me këtë vendim i dha vulë përfundimtare asaj që mbështetësit e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë e dinin gjatë gjithë kohës.

“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – Gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika