Vendimi i Kushtetueses për Sebahate Morinën, IKD: E çuditshme sesi nuk reaguan krerët e shtetit

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të ndjerën Sebahate Morina e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, ka thënë se është për tu çuditur sesi krerët e shtetit nuk kanë bërë asnjë reagim duke e ditur rëndësinë që ka aktgjykimi

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Pas më shumë se një viti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 22 mars, ka dalë me vendim për të ndjerën Sebahate Morina, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Në vendim thuhet se institucionet e Kosovës, respektivisht, Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Gjilan, Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë dështuar ta mbrojnë jetën e të ndjerës Sebahate Morina.

Në lidhje me këtë, Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se është e çuditshme sesi nuk kanë reaguar akoma krerët e shtetit për këtë vendim që sipas saj ky vendim shënon një fitore të madhe kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore.

“Është shumë e çuditshme që nuk ka asnjë  reagim të  krerëve të  shtetit për këtë  aktgjykim sepse është e pamundur të  mos dihet rëndësia e një aktgjykimi të  tillë, dhe nuk duhet të  lihen jashtë  reagimet në  veçanti kur shënohen raste të  tilla kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të një  rëndësie kaq të madhe  vendosin për situata kaq delikatë dhe kaq të rëndësishme”, ka thënë ajo në një linjë të drejtpërdrejtë  telefonike në emisionin FIVE.

Po ashtu, ajo ka thënë  se para dy vjetëve kishin dërguar një kërkesë  Kushtetueses për të  kërkuar që të konstatohet që mosveprimet e institucioneve dhe dështimet e kë tyre institucioneve kanë dërguar në  shkeljen e drejtës për jetë dhe të konstatohet që  këto mosveprime të  institucioneve kanë qenë  në  mospërputhje me konventën e Stambollit.

“Një  vendim i tillë  përbënë  një  vendim kyç, shënon një  fitore të  madhe  për luftë n kundër dhunës në familje  dhe dhunës me bazë gjinore. Se faktikisht ky rast tashmë  është  një  udhërrëfyes i asaj se si nuk duhet të  veprohet se si dhe cilat mosveprime të  tyre  përbëjnë  në  dështim institucional”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, Rezniqi ka thënë se që nga 22 marsi, është dashur të ketë dorëheqje të akterëve për të cilët është konstatuar që kanë qenë përgjegjës drejtpërdrejtë në shkeljen e drejtës për jetë të së ndjerës, Sebahate Morina.

Ndërsa, të enjten në një konferencë për media, Betim Musliu nga IKD-ja ka thënë se e ndjera Sebahate Morina ishte vrarë me 14 mars si dështim i stacionit policor në Graqanicë, Prokurorisë në Prishtinë, te cilat ishin vërtetuar edhe nga IKD.

Musliu ka fajësuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla se po heshtin përballë këtij rasti, teksa ka thënë se “heshtja e tyre flet se sa e kanë prioritet mbrojtjen e gruas nga dhuna në familje”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika