Vendimi për dënimin e Donald Trump-it shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA

Donald Trump, ish-presidenti amerikan.

Dënimi i Donald Trump-it në gjyqin e tij penal në Manhattan është shtyrë për pas zgjedhjeve të nëntorit.

Gjykatësi Juan Merchan të premten e shtyu dënimin deri më 26 nëntor, duke përmendur “kornizën unike kohore në të cilën ndodhet aktualisht kjo çështje” ndër arsyet e tij.

Avokatët e Trump-it, kandidatit republikan presidencial, kanë përdorur disa manovra ligjore për të vonuar dënimin, i cili ishte planifikuar për në 18 shtator.

Një juri e Nju Jorkut e dënoi Trump-in në maj për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, hera e parë që një ish-president dënohet për një “krim”.

Në vendimin e tij, gjyqtari Merchan shkroi se çështja kërkon “një seancë dëgjimore që është tërësisht e fokusuar në verdiktin e jurisë”.

“Vendimi i tyre duhet të respektohet dhe të trajtohet në një mënyrë që nuk zbehet nga madhësia e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale,” tha ai, duke vendosur dënimin saktësisht tri javë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Siç raporton BBC, Trump mund të përballet me një dënim deri në katër vjet burgim, por Justice Merchan ka gjithashtu diskrecionin për të vendosur një dënim me gjobë, me kusht ose një afat të shkurtër burgimi.

Trump ka pohuar se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe e ka quajtur gjyqin një “turp”.

Prokurorët e çështjes akuzuan ish-presidentin se kishte fshehur një pagesë për të blerë heshtjen e Stormy Daniels, një ish-yll i filmave, në ditët e fundit të fushatës së tij zgjedhore 2016.

Daniels dëshmoi se ajo dhe Trump kishin marrëdhënie seksuale dhe ajo tha se pranoi 130,000 mijë dollarë nga ish-avokati i tij përpara zgjedhjeve të 2016-s në këmbim të heshtjes për takimin.

Prokurorët argumentuan se, duke miratuar një skemë për të maskuar paratë si shpenzime ligjore, Trump shkeli ligjin zgjedhor.

Data fillestare e dënimit të Trump-it ishte korriku. Avokatët e tij e vonuan këtë pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të ShBA, që u dha presidentëve njëfarë imuniteti nga ndjekja penale për “akte zyrtare”.

Justice Merchan dha një vonesë në mënyrë që palët të mund të përgatitnin argumente mbi efektet e vendimit të Gjykatës së Lartë në çështjen e tij.

Vendimi mbi implikimet do të merret më 12 nëntor.

Gjyqtari Merchan hodhi poshtë disa argumente të bëra nga avokatët e Trump për të vonuar si “ankesa të pabazuara … që nuk meritojnë vëmendjen e kësaj Gjykate”.

“Duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat unike të këtij rasti, nuk ka asnjë arsye pse ky i pandehur duhet të trajtohet ndryshe nga çdo tjetër”, tha Justice Merchan.

Ai shtoi se vendimi i tij për të vonuar “duhet të hedhë poshtë çdo sugjerim” se gjykata do të kishte marrë një vendim që do të shihej në mbështetje të “çdo partie politike apo çdo kandidati për çdo detyrë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika