Vendimi për kompensim të faturave, ZRrE thotë se po e analizon aktgjykimin

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, thotë se janë duke analizuar aktgjykimin dhe do të vendosin për mënyrën e kompensimit. Për ketë çështje, KMDLNj po kërkon hetim nga Prokurori i Shtetit

Fotoilustruese

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e ka pranuar aktgjykimin e Kushtetueses që vërtetoi si të ligjshme vendimet e shkallëve tjera, që kërkojnë kompensim të qytetarëve që paguan faturat për rrymën e shpenzuar në veri.

Ky institucion ka konfirmuar për Dukagjinin se po shqyrtojnë të gjitha opsionet ligjore për këtë rast.

“Zyra e Rregullatorit ka pranuar aktgjykimin nga Gjykata Kushtetuese. ZRRE është duke e analizuar këtë aktgjykim dhe do të shqyrtoj të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion ne lidhje me këtë rast. Pavarësisht qe ky aktgjykim është mjaft kompleks, ZRRE do t’i kryej detyrat e saj konform mandatit ligjor dhe për të gjitha veprimet që do të ndërmerren, opinioni publik do të njoftohet me kohë”.

Sipas të dhënave të ZRRE-së, llogaritet se në tërë Kosovën janë rreth 700 mijë njehsorë, që bazuar në shifrën sa është paguar për 5 vjet, llogaritet se secilit duhet t’i kthehen rreth 60 euro pagesë.

Qytetarët kanë mendime të ndara rreth këtij vendimi.

“Nuk besoj që kanë me u kthy ato para pasi nuk ka buxhet për ato, ish-qeveritë e kaluara e kanë lënë ashtu qyshe e kanë lenë dhe kanë ardh deri këtu”, ka thënë Bahtir Gashi, banor i Prishtinës.

“Këto janë ato qeveritë e mëparshme, kjo është merit e atyre putinave e mafijashave, kanë më i kthy çdo dëm që e kanë bërë”, ka thënë Xhavit Visoka, një banor tjetër i Prishtinës.

Derisa nuk dihet se si do të jetë forma e kthimit të këtyre mjeteve, Behgjet Shala, thotë se Prokuroria e Shtetit duhet të filloj hetimet ndaj ZRRE-së.

“Kjo është ajo që nga fillimi në mënyrë të vetëdijshëm ka plaçkitur banorët e  Kosovës. Qytetarët duhet mos të lejojnë që të marrin kompensimin përmes faturave. ZRRE do ta gjejë mënyrë që këtë dëm të bëjë të papërfillshëm dhe të vazhdoj tutje, andaj qytetarët duhet të kërkojnë të bëjnë kompensimin ashtu siç e kanë paguar në atë periudhë rrymën”, ka thënë Shala.

Por, njohës të fushës së energjisë thonë se ekzekutivi do të detyrohet të gjej formë veprimi e jo direkt ZRRE.

“Kjo do të jetë një ngarkues për buxhetin e  Kosovës, është Qeveria ajo që do të duhet t’i siguroj ato mjete dhe është ajo që do të obligohet të bëjë rishpërndarje të buxhetit dhe me siguri do të shkoj në dëm të shërbimeve publike apo edhe të investimeve”, ka thënë njohësi i fushës së energjisë, Adhurim Haxhimusa.

Konsumatorët tjerë në Kosovë, ishin faturuar për energjinë e shpenzuar në komunat veriore që nga viti 2012 e deri në vitin 2017, në vlerë të afër 41 milionë eurove.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika