Vendimi për njohjen e targave RKS, deputetja e VV-së: Vetëm një hap që tregon që Serbia s’ka çare pa e njohur Kosovën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, e vlerëson vendimin e Qeverisë në Beograd që prej 1 janarit të vitiT 2024 të lejojë veturat me targat RKS pa stikers në territorin e saj, si një hap drejt njohjes së Kosovës nga Serbia. Ajo shpreh bindjen se ky veprim i Serbisë dëshmon se ata nuk kanë alternativë tjetër, përveçse të njohin Republikën e Kosovës

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që prej 1 janarit të viti 2024 të lejojë veturat me targat RKS pa stikers, në territorin e saj.

E sipas deputetes së VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ky është një vetëm një hap drejt njohjes së Kosovës nga Serbia.

Dhe ajo thekson se “Serbia s’ka çare pa e njoftë Republikën e Kosovës-”.

“Në fakt ka qenë një zmbrapsje e Serbisë në atë këmbënguljen se nuk do të njohin dhe nuk ta pranojnë asnjëherë RKS-së. Ndërkohë ky ka qenë vetëm një hap që tregon që Serbia s’ka çare pa e njoftë RKS-së. Edhe vetë fakti që kanë marrë vendim që prej datës një janar t’i njohin targat e veturave të RKS, tregon që presioni është rritë kohëve të fundit karshi Serbisë lidhur me qëndrimet që ata i kanë mbajtur sa i përket RKS-së. Besoj që ky është vetëm një hap i parë që tregon se Serbia medoemos do të vijë një ditë aty ku po synojmë ne të shkojmë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika