Shkelzen Sopjani, njohësi i sigurisë për “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të cilat u shpallën organizata terroriste, ka thënë se ky vendim është i pa menduar mirë duke e cilësuar këtë si veprim populist.
“Është barrë goxha e madhe nëse duan të dërgojnë deri në fund institucionet e vendit…Në aspektin politik ky vendim ka prodhuar pasoja, të cilat nuk mendoj që janë menduar apo kalkuluar mirë nga ana e atyre që e kanë marr këtë vendim. Sepse pasojat janë të ndryshme por kryesorja qon në përshkallëzim jo në de-përshkallëzim të situatës së sigurisë në veri. Por çfarë është më e rëndësishme është treguar një shpërfillje ndaj partnerëva tanë ndërkombëtarë me këto vendime…”, ka thënë Sopjani në “FIVE”.
“Më shumë mu duk veprim populist sesa vendim i kalkuluar mirë, i menduar mirë”, ka thënë tutje ai.
Sopjani e ka konsideruar këtë akt edhe si shpallje lufte derisa shton se kjo është edhe sfidë për organet e sigurisë.