Vendosen grafitë linçues ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e ish-policit Pantiq

Janë vendosur grafitë linçues ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu

“Shtyllë e turpit, gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu”.

Ky është shkrimi që është vendosur në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky grafit është vendosur si reagim ndaj vendimit për së zbutjes së masës ndaj ish-policit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e kishte shprehur habinë ndaj këtij vendimi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, e kanë quajtur akt tradhtie vendimin për arrest shtëpiak ndaj Dejan Pantiqit, i cili dyshohet se ka kryer vepër terroriste.

Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.

Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika