Vendosen “njoftime” në të gjitha vendkalimet kufitare që çojnë nga Kosova në Serbi

Në të gjitha vendkalimet kufitare që çojnë nga Kosova në Serbi janë vendosur "njoftime, në të cilat thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, dhe se nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës

Njoftimet në pikat administrative





Në të gjitha pikat kufitare që çojnë nga Kosova në Serbi janë vendosur shënimet, në të cilat thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për arsye praktike.

Kjo për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, dhe se nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, shkruan Tanjug.

Këto shënime janë vendosur në gjuhën serbe dhe angleze.

Njoftimet

Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e dy vendeve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.

Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë një gushtit të vitit 2022.

Dy vendimet, ajo për targat dhe dokumentet, çuan në rritje të tensionve midis Kosovës dhe Serbisë, që rezultuan me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës nga serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht.

Barrikadat u hoqën dhe Qeveria e Kosovës ishte zotuar për shtyrjen e zbatimit të vendimeve.

Por, pas një rundi të pasuksesshëm të dialogut, zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë shtuan përpjekjet për të bindur palët që të arrinin ujdi.

Në këto përpjekje u angazhua edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Me kërkesë të SHBA-së, implementimi i vendimit të Qeverisë ishte shtyrë për datën një shtator, në të cilën pritet të hyjë në fuqi.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat?





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika