Vendosen postera në gjuhën serbe në Zubin Potok, policia nis hetimet

"Gjatë patrullimit njësitë policore në qytet në Zubin Potok nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike kanë pa të vendosura nga persona të panjohur postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe"

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike në Zubin Potok janë vendosur postera me fotografi që kanë mbishkrim në gjuhën serbe.

Policia e ka cilësuar rastin si “Nxitje e përçarjes dhe Mosdurimit”.

“Gjatë patrullimit njësitë policore në qytet në Zubin Potok nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike kanë pa të vendosura nga persona të panjohur postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika