Vendoset masa e paraburgimit për 50-vjeçarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 6-vjeçaren

Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit H.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "sulm seksual"

Pamje nga momenti i arrestimi të dyshuarit për ngacmimi seksual ndaj të miturës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se të pandehurit H.M i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçareje, i është vënë masa e paraburgimit prej një muaji.

Kërkesa e Prokurorisë së Shtetit është cilësuar sikurse “e bazuar” nga gjyqtari i procedurës paraprake duke vendosur që kërkesa të aprovohet dhe të pandehurit t’i përcaktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit H.M masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Ky rast i ndodhur në kryeqytet ishte  siguruar si dëshmi nga Portali Dukagjini, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e viktimës), konfrontohen me të dyshuarin.

Siç është mësuar nga burimet e portalit, personi i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur (6-vjeçare), është mbi 50 vjeç, i cili është pronar i një marketi në një lagje të Prishtinës.

Po ashtu, edhe viktima është banore e asaj lagjeje.

Sulmohet seksualisht një fëmijë gjashtëvjeçar në Prishtinë – qytetarët përballen me të dyshuarin (VIDEO)

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika