Vendoset një barrikadë në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së martës është vendosur një barrikadë e re në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës

Pamje nga barrikada në Lagjen e Boshnjakëve. FOTO: RTV Dukagjini

Të martën e 27 dhjetorit edhe një barrikadë më shumë u shtua në veri të Mitrovicës, kësaj radhe në qytet.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se kjo barrikadë është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve afër shkollës teknike.

“Një barrikadë e re është vendosur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi afër shkollës teknike, në veri të Mitrovicës”, ka vijuar Hoti.

Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor kur serbët vendosën barrikadat e para në rrugët magjistrale atje.

Po ashtu më pas, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një barrikadë është vendosur edhe në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Vendoset një barrikadë te Kërshi i Dudës në Zveçan

Ndryshe, sot shënon dita e 18-të qëkur në rrugët e veriut të Kosovës serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se i ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo ditë, forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika