Vendoset një barrikadë te Kërshi i Dudës në Zveçan

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në veri janë vendosur dy barrikada të reja, një në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës dhe një në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës

FOTO: RTV Dukagjini

Të martën e 27 dhjetorit janë shtuar edhe dy barrikada më shumë në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Portalin Dukagjini ka bërë të ditur se përveç barrikadës e cila është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve, tjetra është vendosur te vendi i quajtur “Kërshi i Dudës”, që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarit, Komuna e Zveçanit.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kërshi i Dudes”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, në mëngjesin e së martës, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka bërë të ditur se një barrikadë është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve afër shkollës teknike.

Vendoset një barrikadë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut

“Një barrikadë e re është vendosur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi afër shkollës teknike, në veri të Mitrovicës”, ka vijuar Hoti.

Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor kur serbët vendosën barrikadat e para në rrugët magjistrale atje.

Ndryshe sot shënon dita e 18-të qëkur në rrugët e veriut të Kosovës serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se i ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo ditë, forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika