Në ish objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës, është vendosur një pllakë e re e departamentit të patentë shoferëve, në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.
Të premten është zhvilluar aksion policor për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri.
Në aksionin e së premtes u mbyllën pesë komuna paralele që vepronin në të ashtuquajturin Qarkun Administrativ të Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës, Zveçani, Zubin-Potok dhe Leposaviq, e të cilat dyshohet se lëshonin dokumentacion të falsifikuar.
Ndërkaq siç raporton Kosovoonline, edhe në objektin në Leposaviq u vendos shenja e improvizuar në letër, sipas tyre në kuadër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Ministrisë së Bujqësisë.