Vendosjen e flamujve të Shqipërisë në Kllokot për nder 28 nëntorit, Serbia e quan “provokim”

Vendosjen e flamujve të Shqipërisë në Kllokot, për nder të 28 nëntorit, Serbia e ka quajtur provokim dhe “përpjekje për ta frikësuar popullin serb”





Pas vendosjes së flamujve të Shqipërisë në rrugët e Kllokotit në nder të festës së 28 nëntorit, ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Në reagimin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, thuhet se vendosja e këtyre flamujve është një provokim kundrejt Serbisë.

Për të njëjtën, kjo është “përpjekje për ta frikësuar popullin serb”.

“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit e Palit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’”, thuhet në reagim.

Ata kanë bërë thirrje që festa e flamurit të mos përdoret për provokime.

“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e pavend kur e bëjnë këtë në zona të banuara me serbët. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë të mos e përdorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë për thellimin e hendekut ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika