“Studio e Kuqe”, vepra misterioze

"Ngjyra e kuqe" nuk ishte gjithmonë e kuqe

“Studio e Kuqe” nuk ishte gjithmonë e kuqe. Kjo ishte hipoteza që nisi një analizë dyvjeçare të një prej pikturave më radikale të Henri Matisses.

Konservatorja e lartë e pikturave Anny Aviram ka punuar në Muzeun e Arteve Moderne për dekada, por nuk e kishte parë kurrë pikturën pa kornizën e saj. Ky ndryshim i thjeshtë ishte e dhëna e parë që çoi në një seri zbulimesh të reja rreth procesit të Matisses.

Anny, së bashku me konservatorët e tjerë të pikturave hoqën shtresat e pikturës për të zbuluar se çfarë ka poshtë të kuqes veneciane.

“Ka qenë gjithmonë një lloj pikture shumë misterioze. Ai lë gjurmë, por në të njëjtën kohë ju ngatërron. Ne e kemi pasur pikturën në laborator për gati dy vite. Mirëpo, sa herë që e kemi shikuar, çdo herë kemi gjetur diçka të re në të. Qëllimet tona ishin shumë të thjeshta. Të zbulojmë se çfarë në të vëretë është kjo pikturë”, është shprehur Aviram.

Edhe konservatori Michael Duffy, ka thënë se kjo pikturë, ishte ndër më misteriozet në Muzeun e Arteve Moderne.

“Nuk filloi thjesht si një pikturë e kuqe, ose nuk ishte konceptuar fillimisht si një pikturë e kuqe”.

”Në sfond, nëse shikoni nga afër, mund të shihni pamje të vogla të blusë. Dyshemeja ka pamje rozë. Ai i lë ato ngjyra në skajet e mobiljeve. Dhe ne shohim të dhëna të vogla të tilla gjatë gjithë pikturës. Kur e çmontuam pikturën, pamë shumë qartë në skajet që kishte këto ngjyrat e pranishme. Ky ishte një nga zbulimet tona të para që na intrigoi vërtet,” ka theksuar konservatori Duffy.

Iu deshën dy vite, që të analizonin këtë pikturë, një numri të madh të koservatorëve. Ata kanë thënë se çdo gjë nisi nga një detaj i vogël që panë në të.

“Ne vendosëm të merrnim një mostër mikroskopike të bojës nga buza. Dhe ne i montuam ato që të mund t’i shikonim nën mikroskop dhe të shihnim stratigrafinë. Me ato seksione tërthore ne gjithashtu kuptuam qartë se si shtresat ishin shumë të përcaktuara. Ne e dinim atëherë se e kuqja aplikohej kur ato shtresa të poshtme ishin tharë”, ka shtuar konservatorja Aviram.

Dhe në fund, konservatorët e Galerisë MOMA, zbuluan se vepra e artistit Henri Matisse, nuk ishte vetëm e kuqe siç dukej, mirëpo në brendësi të saj kishte edhe shumë ngjyra të tjera të përfshira.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika