Veprimet e qeverisë ndaj mësimdhënësve, Krasniqi i cilëson si diktatoriale

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, në vazhdën e diskutimeve për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve nga ana e Qeverisë, ka thënë se këto veprime janë dhunim i sistemit demokratik, sepse siç thotë ai, qytetarët kanë votuar këtë qeveri që të qeverisë e jo të ushtrojë pushtet

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit po ndjek një trajektore të njëjtë, e cila po i shoqëron në veprimet e tyre por vetëm me metoda të ndryshme ndaj njerëzve të ndryshëm.

“Kujt ia ka marrë inati kaq shumë ky ministër e ky kryeministër”, ka thënë Krasniqi gjersa ka shtuar se shantazhi që po i bëhet mësimdhënësve nuk do të harrohet asnjëherë.

Sipas tij, ministri Murati me krenari ka thënë se kush nuk punon nuk paguhet, por siç thotë ai “është dashur të kërkojë falje dhe të ecë në shtëpi, sepse qasja e tyre është e papranueshme”.

Ai ka thënë se pse nga ky ligj për të cilin po e potencon Qeveria janë përjashtuar shërbyesit civilë, kurse mësimdhënësit janë shkelur e janë nënshtruar.

“Ky tregim i ditëve të fundit është i pavërtetë, organet janë për të interpretuar ligjin, ndërsa qeveria e zbaton ligjin”.

Ai ka thënë se me anë të këtyre veprimeve ka pasur diskriminim të punëtorëve.

“Pse s’po e lexon nenin 13 o ministër, nuk lejon të ketë çfarëdo sanksionimi, i punësuari nuk mund të jetë i diskriminuar”, ka vijuar ai.

Sipas Krasniqit, këto veprime të Qeverisë janë dhunim i sistemit demokratik, sepse siç thotë ai qytetarët kanë votuar këtë qeveri që të qeverisë, e jo që të ushtrojë pushtet.

 





Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika