Veprimtaria e lokaleve në kryeqytet, Rama thotë se inspektorati po bën punën e vet

Në vazhdën e premtimeve që nuk ka realizuar kryetari i Komunës së Prishtinës, njëra ndër to mbetet edhe Inspektorati i Gastronomisë. I njëjti vlerësohet si tejet i nevojshëm për mirëqenien e konsumatorëve gjersa Rama është kritikuar për mospërmbushjen e tij

Punën e ushtrojnë lirshëm çdo ditë e kjo e rrallëherë kontrollohen nga autoritetet komunale.

Por sikurse çdo veprimtarie tjetër, edhe gastronomia ka rregulla të cilave duhet t’iu përmbahet.

E fundit e shtuar në listë mbetet mospërdorimi i ujit të Badovcit, si shkak i prezencës së manganit.

Por megjithatë, inspektimi rrallëherë po realizohet.

Një ndihmë të madhe supozohej ta jepte Inspektorati i Gastronomisë, formimi i së cilës ishte premtuar nga Kryetari, Përparim Rama.

Ndonëse analiza e institutit GAP thotë se procesi as nuk ka nisur hapat e parë, Rama pretendon ndryshe.

“Jemi duke i shtyrë projektet. Kemi shtuar numrin e inspektorëve në drejtimin e gastronomisë. I kemi edhe sensorët që po i funksionalizojmë por po rregullohen. Çështja po shtyhet përpara, një numër i madh i restoranteve veçse janë në kontroll”, ka deklaruar Rama.

Në disa lokale të pyetura nga televizioni, nuk mbahet mend se kur janë vizituar nga inspektorët.

Një shqetësim televizioni e ka shtruar edhe dje me inspektimin e kafiterive për përdorimin e ujit të Badovcit.

Edhe opozita kritikon qasjen e Komunës së Prishtinës e edhe mosfunksionalizimin e Inspektoratit të Gastronimsë.

“Inspektorat që i kanë vendos për ndërtimet dhe po dalin po bëjnë inspektoriat, qato spo dalin e le më bizneset. Ky është veçse një premtim tjetër i Ramës, i parealizuar, një premtim sa për të marrur votë. Lokalet duhet kontrolluar me patjetër, për hapsirën, zhurmën…”, ka theksuar Petrit Reçica, asamblist i LVV-së,

Të njëjtin mendim e kanë edhe organizatat monitoruese të punës së institucioneve lokale.

Televizioni ka pyetur edhe Inspektoratin lidhur me numrin e inspektorëve që ka në terren por i njëjti institucion, nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika