Verë e “nxehtë” për Dakun: Paralajmërohet diçka e jashtëzakonshme në këtë merkato

Sulmuesi i Muras, Mirlind Daku, në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka folur edhe për të ardhmen e tij.

Daku ka paralajmëruar se “do të ketë diçka të jashtëzakonshme në këtë merkato”.

“Jemi duke punuar me menaxherin, me familjen jemi duke i shqyrtuar ofertat që na kanë ardhur. Shpresoj që do t’i bëjë krenar tërë popullin shqiptar,” tha 25-vjeçari.

Pas deklaratave të Dakut, ndërhyri trajneri Bylbyl Sokoli. Ai tha se ka informata që klube nga tre ligat më të fuqishme evropiane janë të interesuara për sulmuesin kosovar.

“Unë kam informacione të sakta që janë të interesuara tre prej ligave më të fuqishme të Evropës për juve. Kam informacione të sakta nuk dua t’i shpalos sepse nuk dua të prek në interesin tuaj,” tha Sokoli.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika