Verifikimi i detajuar i ambasadorëve vlerësohet i domosdoshëm

Një stuhi shkarkimesh të diplomatëve e ndërmori Ministria e Punëve të Jashtme kohë më parë. Shumica nga të shkarkuarit nga misionet diplomatike të Kosovës u zëvendësuan me diplomatë të rinj. Por një nga të emëruarit e Qeverisë Kurti, ka kthyer vëmendjen tek një proces shumë i rëndësishëm

MPJD

Bëhet fjalë për Martin Berishajn që përfaqëson Kosovën në Kroaci, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një skandal financiar para zgjedhjeve në Slloveni.

Kur kjo ndodhi, në vëmendje është kthyer procesi i verifikimit të diplomatëve.

Ambasador politik si ky i fundit para se të pranojnë detyrën duhet t’i nënshtrohen llupës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Janë disa pjesë që paracaktojnë kriteret në Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. Përpos të dhënave për përgatitjen intelektuale dhe aktivitetet politike, kërkohen edhe informacione mbi gjendjen aktuale financiare, përfshirë borxhet dhe obligimet tjera.

Për këtë çështje ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani. Ai e vlerëson si të domosdoshëm procesin e verifikimit për diplomatët që përfaqësojnë Republikën e Kosovës.

“Ata duhet ta kenë një verifikim nga propozuesi, kush është, përgatitja profesionale, dinjiteti, background-i i tij politik ose shoqëror për ta mbrojtur ose përfaqësuar shtetin në shtetin pritës”, ka deklaruar për RTV Dukagjini ish-ambasadori Hasani.

Raste si ky i fundit për dyshimet mbi ambasadorin në Kroaci, sipas profesorit Përparim Gruda kanë ndikim edhe në rrugën e Kosovës drejt organizatave ndërkombëtare.

“Kjo do të ketë implikime të jashtëzakonshme për pretendimet tona për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Sidomos në organizatat e sigurisë siç janë INTERPOL-i dhe EUROPOL-i sepse kjo është çështje e sigurisë në rend të parë”, deklaron Gruda.

Për një shtet si Kosova, sipas  Grudës është shumë e dëmshme të ketë raportime për përfshirje të ambasadorëve në veprimtari ilegale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika