Veriu akoma i papastruar nga armët, mjetet eksplozive dhe municioni

Një sasi jo fort e vogël e municionit është gjetur dje në një fshat të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Personi që dyshohet që posedonte municionin është arrestuar dhe është nga komuniteti serb. Ndërkohë, njohësit e sigurisë në vend po thonë se ky wshtw mesazh që në vend grupet kriminale serbe kanë kryer punë të mëdha që nga herët

Armë dhe mjete eksplozive që përfshijnë granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë gjetur nga Policia e Kosovës të enjten gjatë kryerjes së një bastisjeje në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, pjesë e veriut të Kosovës i banuar me shumicë serbe.

Nga komuniteti serb ishte pikërisht edhe ai që u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin se posedonte të gjithë këtë municion.

E të gjitha këto raste që në numër nuk janë pak, kanë një mesazh sipas njohësve të sigurisë.

Drizan Shala thotë se kjo dëshmon aktivitetin që kanë kryer grupet kriminale serbe në Kosovë.

“Cka mund të konstatojmë është fakti se grupet kriminale kanë kryer punët e tyre më heret, duke i furnizuar strukturat e tyre me armatimet e ndryshme që janë armatime edhe për luftë jokonvencionale, pra granatë hedhësa, granatat e dorës, dëshmojnë faktin për një potencial të lartë për një aktivitet kriminal me theks të vecantë prishjen e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, ka thënë Shala.

Ndërsa Avni Islami beson që këto që janë gjetur deri tani nuk do të jenë rastet e vetme.

“Unë besoj që edhe në shumë lokacione të tjera, në enklavat serbe ekziston ende një numer i madh i armatimit dhe se në të ardhmën nuk do të befasohesha nëse konfiskohen dhe gjendet një armatim edhe një arsenal i tërë, jo vetëm në veriun e Kosovës por edhe në enklavat serbe prandaj cdo konfiskim i tillë është rritje e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Islami.

Pikërisht për ketë rast në Facebook ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla i cili ka thënë se Kosova nuk do të ketë  kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika