“Veriu i Kosovës nuk është më si Serbi” – A paraqet videoja e VV-së sukses apo thjesht një iluzion?

Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila paraqet arritjet e Qeverisë Kurti II, ka nxitur debat në skenën politike. Partitë opozitare e kanë cilësuar atë si propagandë, duke kundërshtuar pretendimet e përmendura në përmbajtjen e saj.

Çitaku i reagon VV’së: Jeni kampion për propagandë – Dështim e degradim në çdo fushë

Bajrami: Qeveria Kurti e para që mbylli mandatin, por më e dështuara prej pasluftës

Ndërkohë, avokati Shkelzen Sopjani ka vlerësuar se në disa fusha ka pasur përparim, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës.

“Po kjo me theks të veçantë kjo pjesë ku flitet për luftimin e krimit dhe pjesën veriut ka të vërteta aty kogja shumë. Sepse kemi një situatë krejt ndryshe në krahasim me të para disa viteve që e kemi pasur edhe ka rezultate të theksuara të Policisë së Kosovës në luftimin e rimti të organizuar. Me rritjen e prezencës së Policisë së vërtetë atje siguri edhe terreni iu ka ngushtuar grupeve të krimit të organizuar. Jo vetëm atyre po edhe grupeve që janë marrë me aktivitete terroriste në dëm të Kosovës dhe institucioneve të saj… Sa i përket këtyre fushave të tjera që i pashë në video, ka diçka përparim por nuk isha lëshuar në vlerësim marrë parasysh se nuk është se në infrastrukturë që kemi parë ndonjë përparim të madh.

Sa i përket ekonomisë kemi rritje të çmime e kështu me radhë, tash a e ka fajin qeveria apo situata rreth Kosovës, marrë parasysh se kemi vend shumë i varur edhe prej importit. Prapë se prapë për këtë pjesë nuk isha lëshuar në vlerësime”, ka thënë Sopjani në FIVE të Dukajginit.

Nga ana tjetër, avokati Tomë Gashi ka mbrojtur veprimet e qeverisë, duke thënë se arritjet e përmendura në video janë të verifikueshme dhe se opozita duhet t’i kundërshtojë me fakte, nëse i konsideron propagandë.

Ai ka theksuar se eliminimi i strukturave ilegale serbe në veri është një sukses i rëndësishëm i Qeverisë Kurti dhe se shtrirja e sovranitetit në atë pjesë të vendit duhet të vlerësohet.

“Partitë opozitare ë e quajnë propagandë, lehtësisht  e kanë që ta verifikojnë secilën që është publikuar në këtë video. Besoj që ajo është lehtësisht e vërtetueshme. Nëse Qeveria Kurti s’ka bërë asnjë gjë, e që mendoj që ka bërë shumë punë të mira, ashtu siç e tha zoti Sopjani ne duhet të krenohemi, duhet të mburremi me heqjen eliminimin e strukturave të Serbisë, që kanë qenë në veriun Kosovës. Por ka pasur edhe 28 komuna në të gjithë territorin e Kosovës, të cilat kanë vepruar lirshëm, sepse të gjithë ata që kanë udhëhequr para Albin kurtit nuk i kanë mbyllur këto, edhe pse e kanë ditur që kjo po ndodhë.

Mendoj derisa e kemi shtrirë sovranitetin e Kosovës gjithandej, e posaçërisht po flas për veriun  e Kosovës atëherë duhet Qeveria Kurti për suksese e saja për këto katër vite. Dhe besojmë që e njëjta rrugë do të ndiqet edhe në katër vitet e ardhshme, apo sa do të jetë qeveria Kurti 3, meqenëse tani pritet shumë shpejt të formohet parlamenti i ri dhe sigurisht opozita e ka obligim që të përcjell qeverinë aktuale, që qeveria të punojë më mirë në interes të qytetarëve të Kosovës. Nëse thonë që është propagandë është lehtësisht verifikueshëm, dhe nëse mendojnë se është e tillë përsëri, atëherë me fakte duhet ta kundërshtojnë këtë video. Që duket se a ka shprehu punën e mirë të Qeverisë Kurti II”, ka theksuar Gashi në FIVE të Dukagjinit.

“Unë mendoj se derisa ka ardhur Qeveria Kurti në pushtet veriu më tepër dukej si Serbi sesa si Kosovë”, ka shtuar Gashi në FIVE.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika