Vërshime dhe erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar pas paralajmërimit për vërshime të shpejta dhe erëra të forta

Ilustrim

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pas paralajmërimit për vërshime të shpejta dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshimeve të shpejta që pritet të ndodhin në Prishtinë, ku si pasojë e të cilave mund të ketë rrëshqitje të dheut.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se do të ketë aktivitet ciklinik, reshje intensive dhe vërshime të shpejta nga orët e para të ditës së hënë.

“Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 35%. Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: 15 %. Zona e prekur e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve: Shumë e lartë: 6 km², e lartë: 72 km², E moderuar: 31 km²”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika