Vërshime në Drenas, reshjet dëmtojnë shumë shtëpi banimi

Reshjet e  shiut që po vazhdojnë tash e disa ditë në vend, kanë bërë që në disa komuna të ketë edhe vërshime. Komuna e Drenasit është njëra nga me të prekurat gjatë këtyre ditëve. Në dy fshatra të saj uji ka depërtuar brenda shtepive të banimit e madje në to u bë intervenim edhe nga zjarrëfiksit. Nga kjo komunë thonë se të gjitha ekipet janë në teren për t’i ndihmuar banorët

Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo dhomë para një dite shërbente për qëndrim ditorë të një familje.

Mirëpo nga mbrëmë këtu situata ka ndryshuar. Shtëpia e Tahir Nishorit nga Komorani i Drenasit është vërshuar nga uji i shiut i cili po bjen pa pushim.

Dëmet që janë shkaktuar kapin vlerën 20 mijë euro.

“ Mbrëmë ka fillu të hy uji derisa sot e ka përfshi të tëren, me ka bërë demë afër 20 mijë euro, vërshimet e medhaja kanë bërë që uji të hy brenda, ne jemi largu jemi shku të një shtepi tjetër më banu pasi këtu më nuk mundemi”, ka thënë Nishori.

Njëjtë sikurse familja Nishori, shtepit në ujë e oborret e përmbytura patën edhe disa familje të tjera.

Deri këtu ka arritur niveli i ujit brenda oborrit të shtëpive në fshatin Komoran të Komunës së Drenasit, gjatë ditës së sotme depertimi deri brenda ka qenë i pamundur.

Në ndihmë këtyre familjeve iu dolen edhe ekipet e zjarrfiksëve.

Gjendja nuk është mirë as në Zabel të Ultë.

Madje këtu u kërkua ndihmë edhe nga ekipet e zjarrfikëve e atyre të komunës së Drenasit.

“ Pramë ka depertu uji ka pas bresher e vërshime të mëdha, ka hy uji këtu në bodrum i ka prish paisjet, uji nuk ka depertu në katin e dytë vetëm këtu në të parin. Është problem se kanalet kulluese të rrugëve që nga paslufta nuk janë pastru”, ka thënë Mus Gërguri, banor i fshatit Zabel i Ulët.

Për të parë nga afër gjendjen e banorëve të cilët janë prekur nga vërshimet, gjatë ditës dolën edhe përfaqsuesit komunal.

“ Ne e kemi parë thirrjen nga Instituti dhe kemi angazhuar të gjitha kapicitetet e duhura si dhe zjarrëfiksit që të jemi në gjendje gadishmerie dhe të ju dalim në ndihmë banorëve të Drenasit”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gurda.

Instituti Hidrometerologjik I Kosovës, gjatë së dielës ka paralajmëruar se nga reshjet e  shiut zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë: pjesa veriore,  Pellgu i Ibrit, Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.)  si dhe pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika