Vërshimet e fundit, Kurti më në fund viziton Skenderajn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Llaushën e Skenderajt për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Ndërsa, kryetari Fadil Nura u shpreh se pret nga niveli qendror përkrahje

Kryeministri, Albin Kurti në Skenderaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar fshatin Llaushë të Skenderajt, kështu ka njoftuar kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili i priti ata në komunën e tij.

Nura u shpreh se pret përkrahje nga niveli qendror.

Një vizitë e tillë erdhi me qëllim që të shihen nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe gjendjen e rëndë në disa zona.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe në fermën e pulave”, ka shkruar Nura në llogarinë e tij në Facebook.

Ndër të tjera, Nura ka theksuar se familjet e prekura në Skenderaj kanë nevojë për përkrahjen e nivelit qendror.

“Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”, ka shkruar Nura.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika