Vërshimet lënë Mitrovicën me shumë shtëpi e prona të dëmtuara

Shtëpi të pabanuara dhe dëmtime të shumta në prona. Kjo është gjendja në të cilën ka mbetur Mitrovica pas vërshimeve nga uji. Disa shtëpi janë bërë në tërësi të pabanueshme, përderisa disa të tjera kanë pësuar dëmtime të shumta. Komuna ka strehuar në hotelet e qytetit disa prej qytetarëve

Shtëpia e Hetem Alilit është një prej pronave të dëmtuara nga vërshimet në lagjen 2 korriku në Mitrovicë.

Afërsia e kësaj lagje me lumin Sitnica ka bërë që shumë shtëpi të përfshihen nga uji.

“Niveli i ujit po shihet edhe vetë qe u kon deri këtu, këta e ka mbulu, por ka desht Zoti që brenda nuk u hi”, ka thënë qytetari Hetem Alili.

Alili tregon se edhe në të kaluarën janë përballur me problematikën e njëjtë.

“Nuk është veç hera e parë, por është që 40 vjet jemi qeshtu, prit prej kryetarit, prit prej tjetrit, prej tjetrit, s’ka, premtime ka sa të duash por veprime jo. Nuk po më duhet heja e pija, as spo me duhet ato që na sjellin me hanger e me pi se ato të mbajnë një javë ditë e kjo është për jetë”, shtoi Alili.

Vërshimet, dëme të shumta shkaktuan edhe në lagjen Ilirida.

Kati i parë i shtëpisë së Familjes Hyseni, pothuajse në tërësi u mbulua nga uji.

“Krejt sendet si po doket i ka prish fije m’fije, me kauqa, me këto ça janë kanë frizat me siguri iu ka hi shumë uji, nuk guxon njeriu as me i lëshu më as kurrgjë. Vështirë është, fati im që i kam pasur do dru edhe një shporet që e kam lart, po e ndezi për me përgatit najsen me hanger, kurrgjë tjetër, as s’kam mundur me livrit me dal tri ditë hiç nga këtu”, ka thënë qytetari Fejzullah Hyseni.

Oborret e disa shtëpive në këtë lagje vazhdojnë të jenë të mbushura me ujë.

Në ndihmë banorëve këtu u doli një biznes, i cili me eskavator evakuoi disa prej tyre.

“Me makinerinë tonë personale jemi mundu me i dalë në ndihmë këtyre banorëve në rrethinë këtu për gjëra ushqimore, për me i tërheqë fëmijët prej shtëpive sepse ka pasur shtëpi që kati i parë ka qenë komplet ujë”, ka thënë Xhavit Pllana, qytetar.

Dëme nga vërshimet pësuan edhe shtëpitë në afërsi të liqenit akumulues, hapësirë të cilës iu janë rikthyer vizitorët gjatë së dielës.

Kontribut për pastrimin hapësirave këtu, por edhe në pjesë të tjera të Mitrovicës dhanë punëtorët e kompanisë regjionale “Uniteti”.

“Kemi punuar jashtë orarit, kemi punuar me të gjitha kapacitetet, fillimisht pardje kemi punuar në Mitrovicë edhe me kapacitete të njësisë operative në Vushtrri, kemi shku në Skenderaj me të gjitha kapacitetet e kompanisë sepse ka qenë një gjendje kaotike në Skenderaj, sheshi ka qenë komplet i mbuluar me baltë”, ka thënë Gazmend Morina, kryeshef i kompanisë “Uniteti”.

E komuna e Mitrovicës ka strehuar në hotelet e qytetit disa prej qytetarëve, shtëpitë e të cilëve u bënë të pabanueshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika