Vërshimet në Gjakovë dhe Rahovec, fillon evakuimi i familjeve

Vërshimet që kanë prekur komunën e Gjakovës dhe Rahovecit kanë shkaktuar dëme materiale ndërsa pamjet tregojnë se rrugët e qytetit janë vërshuar nga uji e ndër to, edhe disa kate të bizneseve

Vërshimet në Gjakovë

Në mëngjesin e së shtunës së 17 shtatorit në Gjakovë dhe në komuna tjera kanë filluar reshjet e mëdha të shiut dhe pamjet tregojnë se rrugët e qytetit janë vërshuar nga uji e ndër to, edhe disa kate të bizneseve.

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka njoftuar se gjendja është stabile dhe se deri tani ka vetëm dëme materiale.

“Vërshime ka pasur dje dhe sot. Po ka dëme qoftë në infrastrukturë apo ekonomi familjare. Kemi edhe rastin në Rekë të Keqe në Berkoc, e aty janë evakuuar 14 familje deri tani, por nuk ka dëme në njerëz siç është raportuar, por tash gjendja është më stabile”, ka thënë Fetahaj, gjersa ka theksuar se gjendja në spitalin që ishte vërshuar nga uji është stabile.

Pamje nga vërshimet

Përderisa vërshimet kanë prekur dhe komunën e Rahovecit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se dëme të mëdha janë raportuar në amvisëri dhe ekonomi famlijare, biznese, infrastrukturë dhe në bujqësi. Ai ka bërë të ditur se komuna ka kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Ekipet janë në teren prej pas mesantës duke u ballafaquar me situate. Për momentin situata është stabilizuar meqë nuk ka reshje, por ka dëme të mëdha në amvisëri dhe ekonomi famlijare, biznese, infrastrukturë dhe në bujqësi. Tash ne e mbajtën një mbledhje të shtabit emergjent e kemi mbajtur tash shohim çka mund të bëjmë. Kemi kërkuar edhe ndihmën e Qeverisë. Nuk ka pasur nevojë për të zhvendos familje, dëmet janë kryesisht materiale”, ka deklaruar Latifi.

Pamje nga vërshimet në fshatin Sopniq në komunën e Rahovecit

Gjatë ditës ka reaguar dhe Agjensia e Menaxhimit Emergjent dhe ka thënë se pjesa me e rrezikuar në Komunën e Gjakovës ishte fshati Brekoc, i cili është vërshuar ne tërësi nga rritja e nivelit të lumit Erenik.

“Me intervenimin e ekipeve të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Komuna e Gjakovës ju është ofruar ndihmë dhe janë evakuuar 9 familje me se paku 80 anëtarë, te cilët janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër të sigurtë. Viktima nuk ka pasur pos dëmeve materiale te krijuara nga vërshimi i ujit, procesi i vlerësimit është në vijim, dhe do të përfundojë me përfundimin e emergjencës”, thuhet në reagimin e agjensisë.

Pamje nga vërshimet

Në vërshime thuhet se janë përfshirë edhe disa lagje të qytetit siç janë lagjja e Qabratit, lokacioni i quajtur “Pika e zezë” afër hotelit President, fshati Brodosan, Meje, Rugovë e Hasit, rruga “Ahmet Koronica”, pjesa e bllokut të ri te ura e Moglicës dhe disa tjera më intensitet me të vogël.

Pamje nga vërshimet

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika