Vërshimet në Kinë – Rritet në 30 numri i të vdekurve

Stuhia Doksuri, që e goditi Kinën të premten, i ka sjell shirat më të mëdha në rajon qëkur filluan të bëhen matjet para 140 vjetëve. Foto: AFP

Të shtunën zyrtarët kinezë njoftuan se numri i të vdekurve nga vërshimet e fundit në veri të Kinës është rritur në të paktën 30.

Rastet e vdekjes si pasojë e vërshimeve u raportuan nga zyrtarët në Baoding, rreth 150 kilometra larg Pekinit. Raportohet edhe për 18 të zhdukur në këtë pjesë të vendit.

Stuhia Doksuri, një ish-tajfun i fuqishëm që e goditi Kinën të premten, i ka sjellë shirat më të mëdha në rajon qëkur filluan të bëhen matjet para 140 vjetëve.

Deri të shtunën, më shumë se 600 mijë banorë të Boadingut, i cili ka 11.5 milionë banorë, u evakuuan nga zonat e cilësuara si të rrezikuara nga vërshimet, njoftuan zyrtarët.

Shirat e rrëmbyer që e goditën Kinën verilindore të shtunën, i dëmtuan provincat në kufi me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Alarmi i kuq mbetet në fuqi në Pekin, për shkak të “rreziqeve gjeologjike”, si rrëshqitjet e dheut që ndërlidhen me motin e lig.

Operacionet e pastrimit po vazhdojnë, pas reshjeve të mëdha të shiut, të cilat e shkatërruan infrastrukturën dhe i vërshuan plotësisht shumë rrethina.

Kina është goditur fort nga moti ekstrem në muajt e fundit, nga valët e nxehtësisë që thyen rekordet e deri te vërshimet vdekjeprurëse.

Ministria për Menaxhimin Emergjent e Kinës tha se 142 vdekjet apo zhdukjet e regjistruara në korrik, u shkaktuan si pasojë e vërshimeve apo fatkeqësive gjeologjike. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika