Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vërshimet në qytetin e Pejës gjatë së shtunës.
Haradinaj është shprehur i tronditur për këto vërshime, dhe ka apeluar që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të veprojnë “me vendosmëri e seriozitet”.
“Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët. Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet”, ka shkruar kreu i AAK-së.