Vërshimet prekin edhe disa fshatra të Prishtinës

Pos Skenderajt, Klinës e Mitrovicës nga reshjet e mëdha të shiut janë vërshuar edhe disa fshatra të Prishtinës. Bëhet fjalë për Barilevën dhe Vërbocin, ku ka dalë nga shtrati lumi Llap

Vendi ku ishin mbjellur perimet nuk duket. Përveç komunave në veri e perëndim të vendit, reshjet, kanë shkaktuar dëme edhe në komuna të tjera.

Niveli i ngritur i ujit nga lumi Llap në fshatra të Prishtinës ka bllokuar banorët.

“Shtëpitë e Vërbocit të Barilevës janë bllokuar në anën tjetër të rrugës, pasi që rruga kryesore është bllokuar nga vërshimet të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut”.

Ata të cilët jetojnë në këto shtëpi e kanë të pamundur të kalojnë në anën tjetër, por për urgjenca po përdorët një rrugë alternative malore.

Në ndërkohë, gjendje më e qetë është më poshtë, në Barilevë të Prishtinës. Aty niveli i ujit është më i ngritur se zakonisht por dëme në ekonomi familjare nuk ka bërë.

Bekim Qullaku, qytetar ka thënë se “Është ngritur uji por vërshime nuk ka pasur akoma, sot është t’u shku qetë. Në fshatin Barilevë akoma s’ka lajmëru kërkush, skom ni hala e çka bohet ma vonë nuk e di”.

E qytetari tjetër bëri me dije që reshjet e shiut nuk ishin ndalur për tri ditë.

Emin Rapica, qytetar ka thënë se “Qatje janë do shpija ma të ulëta, knej është fabrika e betonit, mundet me ndiku diçka por momentalisht po duket që niveli ka ra e tash nëse nuk ka ma të reshura të shiut po besoj që qetësohet”.

Vërshimet ishin lajmëruar paraprakisht nga Instituti Hidrometerologjik në disa rajone të vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika