Vërshimet që lanë dy viktima në Pejë, nga shkaqet natyrore apo neglizhenca komunale? Prokuroria ende pa raport

Prokuroria Themelore në Pejë po zhvillon hetimet pas vërshimeve në qytetin e Pejës në lagjen "Asllan Qeshme", ku dy persona humbën jetën. Prokurorët ende nuk kanë pranuar raportin nga ekspertët për të zbuluar shkaqet e vërshimeve

ilustrim

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë për Dukagjinin se Prokuroria e Pejës ende nuk e ka pranuar raportin nga ekspertët për vërshimet që lanë dy viktima në qytetin e Pejës, në lagjen “Asllan Qeshme”, se cilat janë shkaqet e këtyre vërshimeve, se ai ishin natyrore apo nga neglizhenca komunale.

“Unë kam biseduar me prokuroren, ajo ende nuk e ka pranuar raportin se ka kërkuar raportet të detajuara, edhe në momentin që të dalin raportet do të dalim me vlerësim”, ka thënë Nikqi.

Ndërsa, sipas tij, udhëzimet për të bërë raportin e vërshimeve i kishte dhënë prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, e cila sipas Nikqit ende nuk është prokurore e rastit, por vetëm ka qenë kujdestare kur ka dhënë udhëzimin për ta bërë raportin për vërshimet.

Ndërsa, më datën 25 qershor të vitit 2023, Prokuroria në Pejë menjëherë pas vërshimeve kishte filluar të mbledhë prova nëse ka neglizhencë të punës në këto lagje nga ana e përgjegjësve komunalë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin më herët se Prokuroria ka dalë tri herë në terren për të parë nëse ka bazë për hetime ndaj përgjegjësve komunalë për neglizhencë të punës në këto lagje të përmbysura e që fatkeqësisht humbën jetën dy persona.

Sipas Nikqit, prokurori kujdestar bashkë me hetuesit policorë në tri rastet kanë mbledhur informata për të konstatuar nëse do të ketë bazë për hetim.

Gjatë mbrëmjes të së shtunës, qyteti i Pejës është përfshirë nga vërshimet, kështu duke lënë të vdekur dy persona, një fëmijë dhe një grua, e shumë dëme materiale.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se vdekja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve ka tronditur gjithë Kosovën.

Prokuroria pas vërshimeve në Pejë, fillon të mbledhë prova nëse ka neglizhencë të punës në këto lagje nga ana e përgjegjësve komunal

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika