Vërtopi: Ndryshimet në Ligjin për Specialen praktikisht e kanë shuar këtë gjykatë

Avokati Florin Vërtopi ka vlerësuar se ndryshimet e miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e kanë ndryshuar rrënjësisht thelbin e funksionimit të kësaj gjykate, duke thënë se në praktikë ato mund ta shuajnë Specialen.

Duke folur në emisionin FIVE të TV Dukagjinit, Vërtopi ka thënë se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës prekin drejtpërdrejt kompetencën lëndore të Dhomave të Specializuara dhe mund të bëjnë që çështje të caktuara të mos trajtohen më nga kjo gjykatë në Hagë, por të kalojnë te institucionet e drejtësisë në Kosovë.

“Ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara pothuajse e kanë ndryshuar komplet thelbin e funksionimit të kësaj gjykate. Konkretisht, mundem të them skajshëm që e kanë shuar këtë gjykatë”, ka deklaruar Vërtopi.

Sipas tij, dispozitat e reja parashohin mundësinë që pretendimet e ngritura përmes ankesave të trajtohen në bazë të ndryshimeve ligjore, ndërsa në rastet kur gjykata shpallet jokompetente, lëndët përkatëse të dërgohen në Kosovë.

“Sepse në bazë të dispozitave të këtij ligji, që pritet të nënshkruhet nga presidentja, të gjitha pretendimet sipas ankesës do të kenë të drejtë të trajtohen, apo ajo gjykatë do të shpallet jokompetente në bazë të këtij ndryshimi dhe ajo lëndë të dërgohet në Kosovë”, ka thënë ai.

Vërtopi ka theksuar se ndryshimet e miratuara prekin në veçanti juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke e konsideruar këtë si ndryshim thelbësor në funksionimin e tyre.

“Sepse kompetenca lëndore e Gjykatës Speciale tërësisht ka ndryshuar”, ka deklaruar avokati.

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 7 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ndryshimet parashohin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të gjykatës, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në kompetencën e saj te institucionet e drejtësisë në Kosovë, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë.

Procesi i ndryshimit të ligjit vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë, të shpallur më 16 shtator, me të cilin katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika