“Vesel Krasniqi ka qenë UDB-ashi që më arrestoi në Prizren, më lidhi për radiatori”

Ish-i burgosuri politik, Kadri Kryeziu ka rrëfyer për aktivitetin e tij të ilegales për liri të vendit. Ai ka treguar se pas arrestimit nga UDB-ashët shqiptarë, ishte torturuar pikrisht nga ta

Kadri Kryeziu, ish- i burgosur politik

Ish-i burgosuri politik, Kadri Kryeziu, në një intervistë në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini, ndau historinë e tij nga fillimi i aktiviteteve për liri e deri te torturat në burgjet e pushtetit jugosllav nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së.

Kryeziu tha se ka qenë Vesel Krasniqi, ai i cili ka shkuar te “shitorja” e xhaxhait të tij dhe e ka arrestuar dhe me të dërguar në Prizren ai ka thënë se Krasniqi e kishte lidhur për radiatori për ta marrë në pyetje ku edhe i janë dhënë “disa shpulla”.

Kryeziu kujton edhe atë se çfarë i kishte thënë UDB-ashi Vesel Krasniqi.

“O Kadri Kryeziu, a e di çka ke bërë… Ja ke kajtë nanën jugosllavisë”.

Që në moshën 19-vjeçare, në vitin 1981, Kryeziu ka qenë i përfshirë në demonstratat që zhvilloheshin atë kohë. Aktiviteti i tij fillestar ka qenë largimi i tabelës ku shkruante “Dushanovë” me zëvendësimin “Dukagjin”, por që fatmirësisht nuk është kapur nga autoritetet atë botë jugosllave, pasi ishte i vetëm dhe nuk kishte njohuri askush për këtë ngjarje.

Ai theksoi rëndësinë e motivimit nga trashëgimia e tij familjare, kur babagjyshi dhe vëllai i babagjyshit të tij kanë qenë bashkëpunëtor të Bajram Currit.

Kryeziu tha se gjithçka ka nisur rastësisht, por kulmi ka qenë kur autoritetet serbe nuk i kishin lejuar babait të tij të ushtronte profesionin e mësuesit, si dhe xhaxhait të tij e përjashtuan nga Partia.

“Frymëzimi im ka qenë si një lloj altruizmi pasi babgjyshi dhe vëllai i tij kanë qenë bashkëpunëtor të Bajram Currit, në kohën e Rankoviqit. Një lloj urrejtje ndaj Serbisë, prindrit tim nuk i ka leju të bëhet mësues, edhe pse ka mbaruar tetë vite shkollë. Edhe axhin tim e kanë përjashtuar nga Partia. Nga këtu ka nisur gjithçka”, vijoi Kryeziu.

“Ka qenë një motivacion. Ka qenë 100-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, i cili u mbajt në Prizren dhe veprimi i parë patriotik ka qenë largimi i tabelës Dushanovë, duke e vendosur Dukagjin. Kam qenë 19-vjeçar, dhe ka qenë akti i parë dhe nuk është kapur nga policia.

Kryeziu tha se për veprimtarinë e UDB-së ka qenë i informuar tërësisht vetëm pasi është burgosur. E momentin e arrestimit, ai rrëfeu se ka qenë Vesel Krasniqi, ai i cili ka shkuar te “shitorja” e xhaxhait të tij dhe që e ka arrestuar. Pas arrestimit të tij, Kryeziu tha se fillimisht tri ditë ka qëndruar në Prizren dhe aty ai ka marrë disa shpulla dhe pastaj është transferuar në Prishtinë.

Kryeziu tha se arrestimi i tij ka ardhur katër muaj pas kryerjes së demonstratave të vitit 1981, dhe misioni i Vesel Krasniqit ka qenë vetëm arrestimi i tij dhe transferimi nga Prizreni në Prishtinë.

  • “Pas katër muajve kam qenë në shtëpi. Ka ardhur UDB-ashi. Kemi pasur shitore dhe kam punuar gjatë verës për t’i ndihmuar axhit. Unë kam qenë aty. Ai ka thënë a keni Kadri në shtëpi. Ai u përgjigj se po, ky është Kadria. Ka qenë edhe kojshia im, student i sociologjisë. Vesel a ka mundësi me marrë vetëm dhjetë minuta, po na nevojitet Kadriu dhe ka me pyet diçka. Koshija i tha a vij edhe unë. Ai iu kthye e i tha më vonë, vjen edhe ti.
  • Ai ka qenë vetë dhe ka hyrë në fiq edhe unë bashkë me të. Ai ka filluar të më thoshte se “O Kadri Kryeziu, a e di çka ke bërë. Unë i thashë: hë çka kom bërë. Ai tha: Ja ke kajtë nanën jugosllavisë. Ai tha: Ngom çka po të tham i thash urdhëro. Ai tha ktheje kokën mbrapa dhe shikoje Dushanovën dhe shtëpinë se kurrë s’ke me pa diellin me sy.

Vesel Krasniqi ka qenë një nga figurat e UDB-së. Ai më ka marrë. Tri ditë kam ndejtur në Prizren dhe pastaj jam transferuar në Prishtinë.

Ka qenë traditë dhe si metodë me të lidhë para radiatori. Më ka dhënë disa shpulla dhe pas tri dite më kanë transferuar në Prishtinë”, rrëfen ish-i burgosuri politik, Kadri Kryeziu.

Kryeziu rrëfeu se kanë qenë vazhdimisht të përcjellë nga anëtarët e UDB-së, por që ai dhe shokët e tij nuk ishin të informuar për këtë dhe se nuk i kanë njohur më parë ata [UDB-ashët].

“Ne kemi qenë të përcjellë për veprimtarinë tonë, por ne nuk e kemi ditur dhe nuk i kemi njohur. Ne kemi qenë të përcjellë edhe në konvikt kemi ra çiftelisë, kemi kënduar këngë patriotike, kemi pasur flamur kombëtar në dhomë… Na kanë përcjellë. Nuk kemi qenë në organizatë ilegale, kemi komuniku herë pas here, por nuk kemi qenë aktivë. Kemi qenë të paorganizuar. Organizimi ka ndodhur spontan dhe kanë pasur vështirësi për të na nxënë”, vijoi ai.

Kryeziu tha se pjesëmarrja e tij dhe shokëve të tij në demonstrata ka qenë “befasi” për UDB-ashët, pasi organizim nuk ka pasur dhe gjithçka ka rrjedhur spotanisht.

“Ne nuk kemi qenë te Lidhja e shqiptarëve. Kanë qenë të befasuar për demonstrate. Ne kemi qenë haptazi, të hapur- puro autokton, Kosova Republikë e kemi bërë haptazi”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika