Veseli: Në veri mund të ketë hakmarrje pas sulmit terrorist në Banjskë

Koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, në “Five” të RTV Dukagjinit u shpreh se situata e sigurisë në veri të vendit mund të përkeqësohet.

Ai tha se pas sulmit terrorist më 24 shtator në veri, Serbia mund të hakmerret pasi mori disfatë të thellë.

“Pas sulmit terrorist nga ana e Serbisë duket se kemi qetësi relative, e brishtë. Në cdo rast situata mund të përkeqësohet, nuk besojmë që Kosova e ka zgjedhur situatën e sigurisë në veri. Ata pas disfatës që pësuan më 24 shtator, kanë kaluar në një heshtje apo qetësi, që nënkupton për ata që marrin vesh nga siguria, që ata po përgatiten për diçka. Heshtja është një përgatitje e tyre për një hakmarrje siç e kanë në doktrinat e tyre ushtarake”, tha ai.

Sipas tij, siguria është e brishtë në tërë Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika