Veseli për dronët “Bayraktar”: Blerja e armëve nuk duhet të ekspozohet

Ish-ushtaraku, Afrim Veseli ka thënë se blerja e armëve nuk duhet të ekspozohet, pasi siç thotë ai, lajmi i publikimit të blerjes së dronëve i bëri dëm FSK-së

Emsioni Five

Ish-ushtaraku, Afrim Veseli, në lidhje me dronët “Bayraktar”, në emisionin “Five” ka thënë se për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e rëndësishme të pajiset me armatime të tilla ajrore.

“Kanë një rëndësi shumë të madhe, duke pasur parasysh që FSK pajiset për herë të parë me pajisje të tilla ushtarake”, tha ish-ushtaraku, Afrim Veseli.

Sa i përket ekspozimit të dronëve, ai theksoi se lajmi i publikimit të blerjes së dronëve i bëri dëm FSK-së.

“Unё e kam konsideruar gabim ekspozimin e dronëve”, vijoi ai.

Sipas tij, kjo çështje është politizuar aq shumë saqë i bën dëm edhe Mbrojtjes Nacionale të vendit. Ndër të tjera, ai theksoi edhe problemin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore.

“Për çdo fluturim ushtarak duhet të kordinoohemi me KFOR-in, apo me NATO-n”, theksoi Veseli.

Ndër të tjera, tutje ai tha se në aspektin ushtarak çdo pajisje e re, me të cilën, bëhet FSK-ja, e forcon atë në nivel ushtarak.

“Por, shpresoj shumë në mirëkuptimin e NATO-s dhe SHBA-ve dhe ta lënë anash aspektin politik ta përkrahin FSK-në për zhvillimin e kapaciteteve ajrore”, vijoi ai.

Tutje, Veseli tha se nuk duhet keqpërdorur kjo arritje e FSK-së për përfitime politike, duke përmendur edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke i ekspozuar armët.

Këtë veprim, Veseli e ka cilësuar si gabim të rëndë të krerëve shtetërorë.

Ndryshe, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, por nuk ka treguar për numrin e tyre.

Në prezantimin e dronëve të dielën, Kurti u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Me blerjen e dronëve, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt.

Ai ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika