Vetaksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Komunën e Prishtinës, ku si pasojë janë lënduar dy persona

Ilustrim





Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku në rrugën “Bajram Bahtiri” të Komunës së Prishtinës.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 , dhe se viktimat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë se të dy personat e lënduar kanë qenë në gjendje të rëndë, dhe se janë duke i bërë ekzaminimet e mëtutjeshme.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika