Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë, në Qupevë të Ulët të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka treguar se edhe një person i dytë është lënduar në vetaksident.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljagë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha Gashi.