Vetaksident në Panorc të Malishevës, humb jetën një 22-vjeçar

Si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Malishevës, ka humbur jetën një 22-vjeçar

Sot (e premte) si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Malishevës, ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc –Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar”, ka thënë Elezaj.

“Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika