Vetaksident në Skenderaj, lëndohen dy persona

Ka ndodhur një vetaksident në rrugën "Skenderbeu" në Skenderaj, rreth orës 20:00

Ilustrim

Këtë të premte ka ndodhur një vetaksident në rrugën “Skenderbeu” në Skenderaj, rreth orës 20:00.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 20:00, në rrugën ”Skënderbeu” në Skenderaj, ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një veturë”, ka thënë Zahiti.

Zahiti njofton se katër persona që ndodheshin në veturë dy prej tyre kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit katër persona që ndodheshin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe dy prej tyre kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka shtuar Zahiti.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës ka shtuar se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika