Vetaksident në Suharekë – Shoferi humb kontrollin e godet shtyllën, dërgohet në QKUK

Një shofer në Samadrexhë të Suharekës ka pësuar lëndime pasi humbi kontrollin e automjetit dhe goditi një shtyllë betoni për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme me kushtet e rrugës

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku si pasojë shoferi ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari deri sa ka qenë duke drejtuar veturën, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë betoni.

I dyshuari u dërgua në Spitalin e Prizrenit e më pas u transferua në QKUK në Prishtinë.

“Fsh. Samadrexhë, Suharekë 13.11.2024-18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar veturën, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës, humb kontrollin dhe godet një shtyllë betoni. Si pasojë e aksidentit i njëjti pëson lëndime trupore dhe fillimisht dërgohet në Spitalin e Prizrenit e me pas në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika