Vetaksidentohet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtuesi pëson lëndime

Një vetaksident trafiku ka ndodhur të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Suharekë, si pasojë e të cilit lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës

Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime, si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Ibrahim Rugova” në drejtimin Duhël- Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 10:47, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Duhël-Suharekë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika