Një vetëaksident ka ndodhur sot rreth orës 18:35, në fshatin Qungur të Pejës, ku si pasojë shoferi ka humbur jetën.
Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka theksuar se vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Për momentin, autoritetet po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetëaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Dukagjinin Rugova.