Vetëm 29 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 64 testime, 3 qytetar kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën e 2 tetorit ka informuar se nga 64 testime, 3 qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa të dielën janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268 mijë e 847.

Në total numri i rasteve aktive është 29.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 836 mijë e 212 doza të vaksinës.

Deri më sot, 824 mijë e 706 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 105 mijë e 198.

Ndërkaq dozën e katërt të vaksinës e kanë marrë 1 mijë e 789 qytetarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika