Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën e 25 shtatorit ka informuar se nga 104 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa të dielën janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268 mijë e 796.
Në total numri i rasteve aktive është 48.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 836 mijë e 079 doza të vaksinës.
Deri më sot, 824 mijë e 667 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 105 mijë e 145.
Ndërkaq dozën e katërt të vaksinës e kanë marrë 1 mijë e 781 qytetarë.