Veteranët fillojnë protestën, mblidhen para Kuvendit të Kosovës

Organizatat e veteranëve të luftës e kanë filluar protestën e tyre, për t’i shfaqur pakënaqësitë në lidhje me largimin e tyre nga rritja e pagës minimale

Protesta e Veteranëve

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në formë proteste janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës për t’i shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Turmës së protestuesve po i prin ushtruesi i detyrës i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Ndërkaq, Partia Social Demokrate dhe Lëvizja për Bashkim kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në këtë protestë.

Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe po brohorasin akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Le ta din mirë Albin Kurti që nuk mund të luajë me veteranët e luftës, sot i kemi veteranët duke u maltretuar në burgje të Hagës. Ne jau kemi prurë lirinë”, dëgjohet duke thënë njëri nga protestuesit

Po ashtu, kësaj proteste i ka dhënë përkrahje edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ndërkaq, në të njëjtën ditë, të hënën mblidhet edhe Kuvendi i Kosovës, ku njëra nga pikat e rendit të ditës do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ditë më parë, Klinaku e kishte paralajmëruar këtë protestë, për të kundërshtuar, siç kishte thënë, tentimin e pushtetit për t’i larguar veteranët nga e drejta për t’u përfshirë në ndryshimet e pagës minimale.

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika