Veteranët protestojnë kundër Qeverisë

Protesta nga veteranët janë lajmëruar nga kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla. Kësaj radhe, ata do të protestojnë kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së dhe kundër ligjit që përjashton veteranët nga paga minimale

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të protestojnë pasditen e së shtunës, në Prishtinë.

Kjo protestë u lajmërua nga kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 18:00, në kundërshtim të, siç i ka quajtur “skandaleve qeveritare”, që lidhen edhe me miratimin e pagës minimale, nga e cila janë lënë jashtë veteranët.

“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe antiUÇK”, thuhet në njoftimin për protestë.

Protesta të tilla ishin paralajmëruar edhe më herët nga veteranët pas audio-incizimeve të Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin, ku dëgjohen duke biseduar për listat e veteranëve.

Atyre do t’u bashkohen edhe Partia Social Demokrate (PSD) dhe Nisma Socialdemokrate.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika