Veteranët thërrasin protestë gjithëpopullore

Të enjten e 16 qershorit, Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thirrur protestë gjithëpopullore

Ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka thirrur protestë gjithëpopullore të enjten e 16 qershorit.

Kjo për shkak të votimit të Projektligjit për pagën minimale.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se ky miratim është i kundërligjshëm dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale”.

“Për shkak të këtij turpi të deputetëve të kuvendit, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ftojnë në protestë gjithëpopullore para institucioneve me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30”.

Njoftimi nga OVL-UÇK

Kundër ligjit për pagën minimale, i cili nuk e përfshin edhe kategorinë e veteranëve të luftës kanë dalë edhe partitë opozitare, përveç tyre, edhe deputeti i pozitës, Fatmir Humolli, i cili kishte votuar kundër herën e kaluar kur ishte tentuar të votohej një ligj i tillë.

Me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, miratohet në parim Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika