Veterani i UÇK-së: Pas rënies së Zahir Pajazitit, organizimi i luftës së UÇK-së mbeti mbi supet e Konushevcit

Në një rrëfim më ndryshe veterani i UÇK-së, Avni Ajeti, ka treguar më shumë lidhur me ndikimin dhe rëndësinë që kishte heroi, Iliri Konushevci në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se pas rënies së Zahir Pajazitit, Konushevci kishte “ngritur” moralin e bashkëluftëtarëve për të vazhduar tutje luftën deri në çlirimin e vendit

Veterani i UÇK-së, Avni Ajeti

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe bashkluftëtar i heroit Ilir Konushevcit, Avni Ajeti, në 25 vjetorin e rënies së Konushevcit, ka thënë se pas rënies së Zahir Pajazitit, organizimi i luftës së UÇK-së mbeti mbi supet e tij.

Duke folur për Zahir Pajazitin, Ajeti është shprehur se rënia e tij ishte humbje për të gjithë UÇK-në, derisa morali i gjithë bashkëluftëtarëve atëherë kishte rënë shumë.

“Këtu është roli i Ilir Konushevcit ku e mori gjithë përgjegjësinë dhe tha se ne nuk mund të kryejmë amanetin e djemëve që ranë, por ne jemi ata që duhet ta vazhdojmë luftën me të gjitha pasojat që do të bien mbi ne. Ishte një lloj morali i tij që na ngjalli për së dyti dhe nuk na la që të na bjerë morali…Ilir Konushevci mori përsipër barrën më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi ne u dekonspiruam, realisht unë, Ilir Koonushevci, Shaip Haziri u deshë të kalojmë në Shqipëri dhe nga atje të zhvillojmë veprimtarinë tonë në kuadër të UÇK-së”, ka thënë Ajeti në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ajeti ka thënë se organzimi i luftës së UÇK-së nuk ishte i forcuar aq sa në vijat e frontit dhe se sipas tij, në zonën e Llapit ishte shumë i vështirë depertimi i armatimit. “Përgjegjësia e djemëve që vepronin nga Shqipëria për në Llap ishte më e madhja dhe më e vështira”, është shprehur ai.

Veterani i UÇK-së ka treguar se lidhjet e Ilir Konushevcit ishin të ndërtuara fatmirësisht edhe nga Zahir Pajaziti.

“Personallisht, Ilir Konushevcin e kam njohur në mes të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996, pra kur ka ardhur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Shaip Haziri ka qenë me Zahir Pajazitin në stërvitjet e viteve të 90-ta. Njohja e tyre me Ilir Konushevcin nuk kishte ndonjë diskutim, ishin djemtë më të mirë që mund t’i kishte UÇK-ja”, ka theksuar ai.

Më tej, Ajeti ka potencuar se kur përvjetoret e tyre vijnë ndjehet nostalgjik për ta sepse ishin të nderuar nga ana e tyre.

“Karakteri i Zahirit ka qenë pak më i ashpër, ndërsa Hakifi dhe Iliri aq njerëz të butë dhe të mirë me neve, sa që nuk kanë ditur të të drejtohen me fjalë të rënda asnjëherë. Këta njerëz ishin ata që dëshironim të gjithë t’i kemi miq dhe të punojmë me ta”, ka deklaruar mes të tjerash veterani i UÇK-së, Avni Ajeti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika