Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar në një aksident rrugor në fshatin Radavc të Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetura me targa vendore ka dalë nga rruga e ka rënë në lumin “Drini i Bardhë”.
Nga vetura disa qytetarë i kanë nxjerrë dy persona të lënduar rëndë, një nga të cilët nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё. Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrfikësit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёrsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.