Vetura e godet një biçiklist në Gllamnik të Podujevës

Një veturë e ka goditur një biçiklist në Gllamnik të Podujevës . Ky i ka fundit është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës rreth orës 17:00, ku një veturë e ka goditur një biçiklist.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit”.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika